Caffe Dante ishte emëruar si 9-ti në listën e 50 World’s Best Bars. Ndërsa këtë fundjavë u emërua nga Tales of the Cocktail Foundation si lokalin më të mirë në botë dhe bar-restorantin më të mirë në Amerikë në 2019 Spirited Awards që u mbajt në New Orleans.
Caffe Dante ndodhet në fshatin Greenwich e cila është hapur në vitin 1915, në një lagje të një ndërtese e frekuentuar nga emigrantët italianë.
Kafeneja historike u rihap në vitin 2015 nga pronarët aktual, australianët Linden Pride dhe Natalie Hudson.
Vetëm disa vjet pas rilindjes së saj, Dante ka arritur përsosmëri në një shkallë globale. Dante është e hapur gjithë ditën dhe në orët e vona të natës, dhe pothuajse gjithmonë është i mbushur.