×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ky nuk është ‘Shtet i Tagutit’, BIK-u iu jep imamëve instruksione se çka të flasin në ligjëratën e xhumasë

    Insajderi
    08 December 2023 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkësia Islame iu ka dhënë instruksione imamëve se për çka duhet të flasin këtë të premte para xhematit, shkruan Insajderi.

    Tema e cila pritet të diskutohet sot ndërlidhet me grabitjen e fundit në Suharekë, ku u përfolu mundësia se feja islame lejon “grabitjen”.

    BIK ka theksuar se ky nuk është “Shtet i Tagutit”, shtet ku do të lejohej të dëmtohet e përvetësohet pasuria e tjetrit.

    Qëllimi i kësaj ligje rate të BIK-ut është të kundërvihen zërat e lëvizjet ekstreme.

    Njoftimi i plotë:

    “Efendiler te nderuar,

    Shtetin duhet ta mbrojmë të gjithë, sepse është ndertuar me sakrifica te medha te brezave. Shteti yne eshte shtepia jonë e përbashkët. Askush nuk ka të drejtë që ta demtoje e përvetësojë pasurinë publike, apo t’ia marrë dikujt tjetër, me idenë se është ‘shtet i tagutit’. Ky nuk është ‘Shtet i Tagutit’, por është shtet i jonë që e kemi e arrit me shumë mund e sakrifica, ndersa themelet e ketij shteti i kemi ujitur me gjakun e shehidëve tane.

    Qëllimi është t’i kundërvihemi zerave e lëvizjeve ekstremiste radikale, që po e lejojnë pasurinë e huaj ne emer te fese islame. Ky mesazh te përcillet me urtesi, si rrjedhë e hytbes. Ju faleminderit per mirekuptimin.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark