×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ky smartphone ka kamerën dhe baterinë më të mirë

    Insajderi
    22 December 2023 - 14:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    YouTuberi i njohur amerikan për teknologji, me nofkën “MKBHD”, ka ndarë çmimet vjetore për telefonat inteligjentë, në shumë kategori.

    Produktet e Apple fituan në dy kategori, atë të Kamerës më të mirë dhe Baterisë më të mirë në një telefon inteligjent.

    Kur bëhet fjalën për kamerën më të mirë, MKHBD ka zgjedhur modelin iPhone 15 Pro si lider në këtë kategori.

    https://www.youtube.com/watch?v=JkRXhe3KaPE

    Sipas YouTuberit, ka telefona inteligjentë që kapin foto më të mira se iPhone-i, veçanërisht me zmadhim, por iPhone-i është përsëri më i miri për kapjen e videove.

    Ai vlerëson qëndrueshmërinë e kamerave dhe aftësitë e reja për kapjen e videove tek iPhone 15 Pro.

    Për kategorinë e Baterisë më të mirë nuk ishte iPhone 15 Pro ose 15 Pro Max, por modeli iPhone 15 Plus.

    Për shkak të ekranit 60 Hz që konsumon më pak energji, përformon më mirë se modelet Pro në këtë aspekt.

    MKBHD thotë se iPhone 15 Plus është ideal për njerëzit që duan një telefon ‘të sigurt me potencial minimal’ por që nuk doni ta mbushni gjatë gjithë kohës. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    06 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark