×
  • Sport
  • Sport

    Kyle Walker iu kërkua të zgjidhte mes Erling Haaland dhe Sergio Aguero dhe ai u përgjigj brenda 0.01 sekonda

    Insajderi
    19 October 2023 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kyle Walker shpërfilli Erling Haaland kur iu kërkua të zgjedhë mes norvegjezit dhe legjendës së Manchester Cityt.

    Haaland mbërriti në Manchester verën e kaluar nga skuadra gjermane e Bundesligës, Borussia Dortmund.

    Gjatë sezonit 22/23, Haaland shënoi 52 gola dhe nëntë asistime në 53 paraqitje në të gjitha garat.

    Pavarësisht kësaj, Walker e shpërfilli brutalisht Haaland kur iu kërkua të zgjidhte mes tij dhe Sergio Aguero.

    Në një video që u postua për herë të parë në janar, John Stones pyeti Walker: “Haaland apo Aguero?”

    Walker pa hezituar fare u përgjigjë: “Aguero”.

    Kur shpjegoi vendimin e tij, Walker tha: “Unë them vetëm Agueron me kaq besim, sepse Haaland ka mbaruar gjashtë muaj.

    “Unë mendoj se statistikat e tij janë fenomenale. Ai është i jashtëzakonshëm, por ajo që Aguero ka bërë për klubin, dhe unë mendoj për Premier League, duhet të them Agueron”.

    Aguero iu bashkua Cityt fillimisht nga Atletico Madrid në një marrëveshje me vlerë 35 milionë funte në vitin 2011.

    Argjentinasi vazhdoi me 390 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 260 gola.

    Gjatë kohës së tij me Cityn, Aguero fitoi pesë tituj të Premierligës, gjashtë Kupa të Ligës, dy FA Community Shields dhe një FA Cup.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark