×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “L***** ti sje për Kuvend” – Ganimete Musliu publikon mesazhin e një qytetari që thotë se i erdhi pas replikave me ministrat e Qeverisë

    Insajderi
    27 October 2022 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka pasur përplasje me ministrat e Qeverisë Kurti. Më konkretisht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun e Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Pas kësaj ajo thotë se ka pranuar sharje e ofendime, shkruan Insajderi.

    Musliu e cila edhe tani ndodhet në sallën e Kuvendit të Kosovës ka publikuar një mesazh, të një personi me emrin, Jaha Podvorica i cili i ka shkruar në Facebook-un e saj, e ku i njëjti e ka sharë e ofenduar deputeten.

    Deputetja e PDK-së pretendon se ky ofendim i erdhi pas replikave me ministrat e Qeverisë Kurti.

    “Pas parashtrimit te pyetjeve parlamentare ne Kuvend ku pata replika me dy Ministra, në mesazhe private ne Facebook mu versul një monster”, shkroi ai.

    Tutje ajo ka kërkuar nga familjaret e të njëjtit të distancohen nga i njëjti. Sipas saj është shqetësuese të jetohet me persona të tillë

    “Ftoj Bashkeshorten(nese e ka) Vajzat, rejat e ti dhe mbesat e ti qe të distancohen nga kjo monster Sepse për mua nuk është shqetesim kur një i tille shkruan në adresen time, unë shqetesohem për ato gra e vajza qe jetojne me te dhe paramendoni si i trajton një i tillë ato???”, tha ajo

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark