×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    La shtëpinë e “Grande Fratello-s” pas takimit me babain, reagon shqiptarja dhe zbulon arsyen e vërtetë pse u tërhoq nga loja

    Insajderi
    24 October 2023 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak javë më parë, Heidi Baci, vendosi që të braktiste shtëpinë e “Grande Fratello-s” pas takimit me babain e saj, Genti. Ky i fundit hyri në shtëpinë më të famshme në Itali, për të folur me të bijën 26-vjeçare, e cila dukej sikur po krijonte një lidhje me aktorin e njohur, Massimiliano Varrese.

    La shtëpinë e “Grande Fratello-s” pas takimit me babain,

    Babai i kërkoi Heidit që të hiqte dorë nga loja e të kthehej në shtëpinë e saj, duke mos pranuar romancën e Heidit me italianin, 21 vite më të madh.

    Mbrëmjen e djeshme, Heidi mbërriti në studion e reality show-t ku tregoi historinë e saj dhe marrëdhënien që ka me babain.

    “Nëna ime ishte keq, e kuptova menjëherë nga vështrimi i babait tim. Sapo ai hyri unë po buzëqeshja, pastaj kur e pashë ndryshova shprehjen time. Për mua ishte tronditëse të dëgjoja disa deklarata nga banorët. Nuk kisha frikë prej babait. E kuptova që kishte një problem me nënën time. Unë jam një person i lirë dhe jam mirë. Dua të përsëris se nëna ime ishte sëmurë dhe unë u tërhoqa me dëshirë”, tha Heidi.

    Ndërsa duke folur për aktorin e njohur italian, Baci tha se ‘Massimiliano Varrese e ka manipuluar’.

    “Ky individ është një person shumë i hutuar, më herët foli për terror ndaj babait tim, tani thotë se më ka xhan. I mungojnë shumë pjesë. E kuptova sa shumë më manipuloi. Në këto momente kam shumë inate, por jo ndaj dikujt, por ndaj meje”, tha 26-vjeçarja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark