×
  • Lajme
  • Lajme

    Labinot Tahiri për vdekjen e Nexhmije Pagarushës: Tash të bëjnë ikonë, kur kishe nevojë të harruan

    Insajderi
    07 February 2020 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këngëtari shqiptar nga Kosova, Labinot Tahiri ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ‘bilbilit shqiptar’, Nexhmije Pagarusha e cila ka ndërruar jetë këtë të premte.

    Ai ka shpërndarë një imazh në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka shprehur edhe mllefin me të gjithë ata që sot, sipas tij, do ta bëjnë ikonë në rrjetet sociale, por që, siç shkruan ai, kanë harruar se Pagarusha ishte ikonë dhe bazamenti i artit apo i skenës shqiptare, shkruan Insajderi.

    Në fotografi shihet vet këngëtari, Tahiri bashkë me tashmë të ndjerën, Nexhmije Pagarusha të cilën e kishte vizituar në shtator të 2018-ës, për t’i dhënë lajmin për votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

    © Labinot Tahiri [instagram]
    Ky është shkrimi i plotë i këngëtarit, Labinot Tahiri:

    E di që sot do të ju mungosh të gjithëve, por kur kishe nevojë të harruan!
    Sot mundohen të të bëjnë IKONË nëpër rrjetet e tyre sociale por kanë harruar që ti ishe IKONË dhe bazamenti i artit apo i skenës sonë shqiptare!

    Ikona jonë shqiptare u prehesh në paqe e të qoftë i lehtë dheu i KOSOVËS.

    Ngushëllime familjes dhe të gjithë brezave shqiptarë që e kishim një zë të veçantë i cili na mbushte me krenari që jemi shqiptarë.
    Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipëri!

    / © Insajderi /

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark