Dy skuadrat e tjera shqiptare, Laçi dhe Deçiqi, nuk kanë arritur të marrin më shumë se sa barazime në përballjet e tyre në Ligën e Konferencës.
Laçi ka barazuar ndaj malazezëve të Iskras me rezultat 0-0 në “Elbasan Arena”.
Akinyemi, Guindo dhe Mazrekaj tentuan në disa raste që të gjenin rrugën drejt rrjetës, megjithatë ishin të pafat.
Edhe pjesa e dytë u dominua nga djemtë e Shpëtim Duros, të cilët e nisën këtë fraksion më kërkues, duke e mbajtur topin në gjysmëfushën e Iskras.
Në disa raste të njëpasnjëshme kurbinasit kërkuan të gjenin rrugën drejt rrjetës, por pa sukses.
Ndeshja e kthimit në Mal të Zi do të luhet pas një jave, pra më 14 korrik në Podgoricë.
Në anën tjetër Deçiqi i Tuzit barazon me rezultat 1-1 me Dinamon e Minskut.
Deçiq luajti në cilësinë e mysafirit në stadiumin në Podgoricë, ndërsa të enjten e ardhshme do të luajë si vendas po në Podgoricë ndaj Dinamos.
Futbollisti Stefan Denkoviq në minutën e 26-të kaloi në epërsi Deçiqin.
Skuadra nga Minski shpejt e barazoi rezultatin. Sergey Kislyak në minutën e 33-të realizon për 1:1.
Fatos Beqiraj pati raste në minutën e 61-të dhe të 67-të.
Deçiqi tregoi lojë më të mirë por nuk pati fat për të mposhtur Dinamon. /Telegrafi/