×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Lladrovci dhe Xhaka vizitojnë babain e Thaçit në Burojë

    Insajderi
    23 April 2023 - 19:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i PDK-së për Zvicër dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj dege në Zvicër, Ragip Xhaka dhe Shaip Kadriaj, bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin, kanë vizituar sot babain e Hashim Thaçit në Burojë.

    “Baca Haxhi përkundër viteve që bart në shpatullat e tij, bart edhe brengën e padrejtësisë, brengën e Kosovës, brengën e vendimit për luftën e UÇK-së, për fatin e birit të tij, Hashimit dhe të tjerëve, heronj të luftës dhe paqes”, ka shkruar Lladrovci.

    Postimi i plotë:

    Kur jam dëgjuar me mikun tim Ragipin se do të jetë në Kosovë, e para që më ka thënë ishte se do të dëshironte ta vizitojmë bashkë Haxhi Thaçin në Burojë, Babën e ish presidentit Thaçi.

    Sot, me kryetarin e Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhakën dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Shaip Kadriaj dhe shokë, shkuam për vizitë te Baca Haxhi në Burojë ku na priti sipas traditës, në odë.

    Baca Haxhi përkundër viteve që bart në shpatullat e tij, bart edhe brengën e padrejtësisë, brengën e Kosovës, brengën e vendimit për luftën e UÇK-së, për fatin e birit të tij, Hashimit dhe të tjerëve, heronj të luftës dhe paqes.

    Mërgata ka qenë fuqia jonë morale, ushtarake e financiare për çlirim, me bijat e bijtë më të mirë që rreshtoheshin në UÇK dhe ishin gati të flijoheshin për lirinë e Kosovës. Sot, mërgata është burim i mirëqenies së shumë familjeve.

    Ragipi dhe Shaipi theksuan se mërgata i ndjen zhvillimet në atdhe, vuajtjet dhe padrejtësitë që shkaktohen, në veçanti nga një gjyq që synon të rishkruaj historinë.

    Ata po ashtu, shprehën solidaritet me dhimbjen që i është shkaktuar Bacës Haxhi dhe të gjitha familjeve që i kanë më të dashurit në betejën e fundit për të vërtetën e UÇK-së dhe luftën e drejtë të saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark