Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj mbrëmë ka vizituar banorët e fshatit Skivjan të komunës së Gjakovës.
Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj u shpreh se ai mori mbështetjen e banorëve të këtij fshati.
“Mbështetjen që më ofruan mua si kandidat për deputet më bëri të ndihem i nderuar”, ka shkruar Brahimaj.
Më poshtë postimi i plotë:
Mbrëmë mora mbështetjen nga banorët e Skivjanit, mbështetjën që më ofruan mua si kandidat për deputet më bëri të ndihem i nderuar.E falënderoj Hamdi Gjoken për organizimin. Faleminderit dhe u jam mirënjohës përherë!