×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak deklarohet para takimeve: Nuk negociojmë “merre ose lëre”, duam pajtim mes dy palëve

    Insajderi
    26 October 2023 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Miroslav Lajçak i dërguar special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, para fillimit të takimeve ka folur për Kanal10 teksa ka thënë se nuk negociojnë në mënyrën “merre ose lëre”.

    Lajçak theksoi se ka pritje të larta nga takimi i sotëm në Bruksel.

    “Kam pritje të larta, të vazhdojmë përpara”, tha Lajçak.

    Emisari i lartë theksoi se presin edhe implementimin e marrëveshjes.

    I pyetur nga gazetari nëse është dita e një dokumenti për marrëveshjen “merre ose lëre”, Lajçak tha se nuk negociojnë në atë mënyrë.

    “Ne nuk negociojmë më mënyrën “Merre ose lëre, kjo duhet të jetë pajtim mes dy palëve në të cilën jemi duke iu ndihmuar”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark