×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak deklarohet për 6 kushtet e Kurtit

    Insajderi
    06 February 2023 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se në drekë pune me kryeministrin Albin Kurti kanë folur edhe për kushtet e paraqitura nga ky i fundit për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Ai, para gazetarëve, tregoi se janë përmendur edhe gjashtë kushtet e parashtruara nga shefi i ekzekutivit por këtë nuk deshi ta bëjë publike para gazetarëve.

    “Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajçak.

    Ai shtoi se sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd.

    Kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark