×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak deklarohet për takimin e sotëm, thotë se ka paraqitur një ‘dokument kompromisi’ për dinarin

    Insajderi
    25 April 2024 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar një dokument që ai e quan të kompromisit.

    “Pritëm takimin në kuadër të dialogut për ta çuar para ‘çështjen e dinarit, ku ju dha mjaftueshëm hapësirë të dyja palëve për të shpjeguar pozicionet e tyre. Takimi përfundoi duke prezantuar një dokument kompromisi në përpjekje për t’i bërë bashkë dallimet”, ka shkruar Lajçak.

    “Do ta mirëpresim takimin e radhës pasi t’i kemi pranuar komentet konstruktive”, përfundon ai.

    Për këtë takim kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia ka kërkuar që t’i mundësohet financimi i strukturave ilegale, deri në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark