×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak diskuton për dialogun me nënsekretarin e OKB’së

    Insajderi
    23 September 2023 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari special, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në New York ku po mbahet Asambleja e OKB-së, ka takuar një numër zyrtarësh ku temë diskutimi ka pasë atë me të cilën është i ngarkuar, dialogun Kosovë-Serbi.

    Së fundi, Lajçak njoftoi për takim me nënsekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Operacionet e Paqes,  Jean-Pierre Lacroix.

    “Gjithmonë e dobishme për të krahasuar shënimet me Nënsekretarin e Përgjithshëm të OKBË-së Jean-Pierre Lacroix mbi dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet e fundit në dialog. Faleminderit për mbështetjen e plotë!”, ka shkruar Lajçak në X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark