×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak: E di përmendësh vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ai thotë që Asociacioni duhet themeluar

    Insajderi
    23 February 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka folur për planin franko-gjerman dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai ka thënë se vetëm disa elemente janë marrë vesh në mes të palëve dhe shumëçka ka mbetur të dakordohet ende.

    Duke folur në RTK, Lajcak ka thënë se propozimi franko-gjerman nuk është fundi i rrugës dhe se sjellë të mira për të dyja palët. Ai zbuloi se plani do të bëhet publik me arritjen e marrëveshjes.

    “Ka shumë më tepër në këtë propozim të cilat natyrisht nuk mund ti shpalosë në këtë moment. Do të bëhet publik në momentin që pranohet. Ka shumë propozime për të dyja palët, nuk është fundi i rrugës. Mandati im thotë se duhet të lehtësojë marrëveshjen finale. Është maksimumi që mund të arrihet në këtë pikë”, tha ai.

    Ai ka thënë se do të shpresonte që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të flitej më shumë në dialog dhe jo në deklarata jashtë saj.

    “Kur bëhet fjalë për Ascoiacionin e komunave me shumicë serbe, ka shumë deklarata për të jashtë dialogut dhe jo ën dialog. Uroj që kjo të ishte ndryshe. Është propozim që u dakordua mes Kosovës dhe Serbisë më 2013. Por kur njerëzit që përfaqësonin Kosovën dhe Serbinë dhe BE-në u ulën dhe u morën vesh. Qeveritë ndryshojnë por paktet mbesin. Kjo është pika numër 1. Nuk duhet ta shohim atë si armik apo kërcënim, por si mundësi. Mundësi për të sjellë besim në mes të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve. Ekzistojnë modele funksionale europiane që mund të merren si shembull”, tha Lajcak.

    Tutje Lajcak tha se e di vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth Asociacionit dhe se, sipas tij, ai duhet themeluar pasi kështu thuhet aty.

    Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e di gati përmendësh. Ajo thuhet që duhet themeluar dhe se qeveria duhet ta marrë parasysh konstatimin e gjykatës. Mendoj se udhëzimi është shumë i qartë. Mendoj se Kosova është multi-etnike. Nuk mendoj se ka një komunë të vetme mono-etnike. Ka shqiptarë që jetojnë në veri të Kosovës. Nuk duam të aplikojmë modele që do të përjashtonin njerëz. Kosova është palë e barabartë në dialog. Të mos kemi frikë”, thotë Lajcak.

    Lajcak ka thënë po ashtu se lidhur me implementimin e Asociacionit ende duhet biseduar dhe se asgjë nuk është dakorduar.

    “Nuk ka marrëveshje. Ka disa elemente të dakorduara. Por jemi shumë larg asaj ku do ta dimë se si do të jetë. Personalisht jam kundër dickaje që duhet të testohet për herë të parë dhe nuk është testuar asku tjetër. Jam rojtar i asaj që quhen vlera europiane dhe ato duhet të implementohen në dialog”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark