×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak i prerë: Plani evropian është “merre ose lëre”, s’mund të negociohet nga palët

    Insajderi
    23 February 2023 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksander Vuçiq, për herë të parë do t`i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

    Kështu ka deklaruar në një intervistë për RTK-në emisari i BE-së Mirosllav Lajçak, i cili ka potencuar se presin që zyrtarisht palët të deklarojnë nëse e pranojnë planin.

    Sipas Lajçakut, plani në vete është Lëre ose Merre!

    Ai tutje ka theksuar se plani nuk do të negociohet, sepse vetë plani është i hartuar nga Bashkimi Evropian dhe palët janë konsultuar pasi drafti i parë është ndarë me to dhe nuk shohim asnjë arsye as gjasa për negociata.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark