×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak me paralajmërim: Takimi Kurti-Vuçiq të hënën do ta ketë vëmendjen më të madhe ndonjëherë në historinë e Dialogut

    Insajderi
    24 February 2023 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk po mendojmë për ceremoni nënshkrimi të marrëveshjes, tha Ndërmjetësi Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pyetur se a pritet në takimin e së hënës arritja e ndonjë marrëveshje, shkruan Insajderi.

    Megjithatë, Lajçak tha se takimi i Nivelit të Lartë të hënën do të ketë vëmendjen më të madhe ndërkombëtare në historinë e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “janë në dijeni deri në hollësitë e fundit” për planin evropian i cili pritet të pranohet publikisht tha zyrtarisht, tregoi Lajçak në një intervistë për “The Pavlovic Today”.

    Në takimet që të dytë kanë pasur me liderët evropianë dhe amerikanë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Lajçak tha se “atyre u është thënë qartësisht se çfarë pritet nga ta”.

    “Ne kemi një propozim dhe pastaj ka një pjesë implementuese. Ne thamë se presim miratimin e propozimit dhe presim angazhim në pjesën e zbatimit, bazuar në propozimin që kemi bërë”, ka thënë Lajçak.

    “Por sigurisht, ne gjithashtu i ftuam ata liderë të vijnë me sugjerime realiste dhe konstruktive për këtë pjesë të dokumentit”, transmeton Insajderi.

    Lajçak u pyet specifikisht për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – se a do të jetë pjesë e diskutimeve të hënën.

    “Ajo çfarë do të jetë në agjendë është propozimi. Dhe, propozimi gjithashtu përmban nivel të duhur vetëmenaxhimi për komunitetin serb të Kosovës. Edhe gjëra të tjera”, tha ndërmjetësi sllovak.

    Lajçak  the bisedimet janë të vështira. “Kemi dy Kushtetuta, të cilat nuk përputhen kur është puna te definicioni i Kosovës”.

    “Bashkimi Evropian ia bëri shumë të qartë Serbisë dhe Kosovës se e ardhmja evropiane varet nga normalizimi i marrëdhënieve. Është shkruar edhe në dokumentet e tyre formale, marrëveshjet që kanë nënshkruar me Bashkimin Evropian. Prandaj, dialogu është rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Lajçak.

    “Dialogu është dera që hap derën evropiane dhe shumë dyer të tjera. Kështu që edhe kryeministri Kurti edhe presidenti Vuçiq e dinë këtë”, tha Lajçak.

    “Kjo është arsyeja pse është shumë e qartë se Bashkimi Evropian nuk do të ishte në gjendje ose nuk do të dëshironte të pranonte anëtarë të rinj, marrëdhënia e të cilëve nuk është e qartë dhe jo normale. Kjo është ajo që e bën dialogun një domosdoshmëri”.

    “Si pjesë e këtij procesi, ne nuk duhet të mendojmë vetëm për të ardhmen, por edhe për të kaluarën. Dhe ne duhet të sigurohemi që gjithçka që është rënë dakord ndër vite do të zbatohet”.

    “Ata gjithashtu e dinë që bashkësia ndërkombëtare po i shikon shumë nga afër, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara në radhë të parë. Pra, ky takim ndoshta do të shikohet me vëmendjen më të madhe ndonjëherë në historinë e marrëdhënies së tyre personale dhe dialogut tonë. Unë uroj që ne do të jemi në gjendje të prodhojmë një lajm të mirë nga ky takim”, ka thënë ndërmjetësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark