×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak njofton se çka diskutoi me Kurtin në Bratislavë

    Insajderi
    01 June 2023 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak , ka dhënë detaje nga takimi që bashkë me Josep Borrell zhvilluan me kryeministrit Kurti në konferencën vjetore GLOBSEC në Bratislavë.

    Ai përmes një postimi në Facebook tha se me Kurtin diskutuan për të gjetur një rrugë për të ecur përpara.

    “Ne kërkuam de-përshkallëzimin e menjëhershëm, rivendosjen e qetësisë dhe kthimin në përpjekjet e normalizimit në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE. Për më tepër, u angazhova në diskutime me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacionet, Thomas Goffus, për të koordinuar përgjigjen tonë dhe për të eksploruar hapat e mundshëm për të ulur tensionet”, ka shkruar Lajçak.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimi të zhvilluar me Lajçak e Borrell është shprehur se sulmet në veri nga organëve të sigurisë dhe gazetarëve janë të papranueshme, ndërsa ka kërkuar zbatim të marrëveshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark