×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak paralajmëron një takim të ri Kurti-Vuçiq

    Insajderi
    30 October 2023 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka theksuar se edhe Serbia duhet të zbatojë të gjitha nenet e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve.

    Sipas Lajçak, Asociacioni nuk është i vetmi element që duhet të zbatohet.

    “Serbia po ashtu ka shumë obligime të pazbatuara  nga marrëveshja dhe ne duhet të shohim që zbatimi të ecë paralelisht në mënyrë që Kosova dhe Serbia të marrin atë për të cilën janë pajtuar”, ka shkruar Lajçak në Facebook, përcjell Insajderi.

    Teksa ka përmendur propozimin e fundit evropian për statusin e Asociacionit, Lajçak tha se ky propozim është një mënyrë moderne evropiane për zgjidhjen e çështjes së ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me standardet më të mira evropiane “dhe nuk shkel vijat e kuqe të paraqitura nga palët”.

    Ai tha Kosova dhe Serbia kanë pasur komente dhe pyetje lidhur me propozimin evropian dhe shtoi se blloku evropian në javët në vijim do të sqarojë të gjitha pyetjet dhe shqetësimet e palëve.

    Lajçak paralajmëroi një takim midis kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit.

    “Tani fokusi duhet të jetë në avancimin e zbatimit të marrëveshjes pa parakushte dhe vonesa. Siç e kanë theksuar qartë liderët evropianë, formalitetet nuk duhet të pengojnë këtë proces të rëndësishëm”, shkroi emisari evropian.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark