×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak paralajmëron takime të shumta në Davos të Zvicrës

    Insajderi
    14 January 2024 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se i ka informuar ambasadorët e vendeve të BE-së mbi të arriturat e dialogut, duke shtuar se palët kanë arritur “progres të konsiderueshëm”.

    Ai ka shkruar në Facebook të dielën se i është mirënjohës Francës për mbështetjen e ofruar në lehtësimin e dialogut, duke theksuar se “vijon të ketë bashkëpunim të frytshëm”.

    “Të mërkurën, i kam informuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, duke informuar për arritjet e arritura në dialog, që nga prezantimi im i fundit në tetor dhe pritshmëritë për vitin 2024. Veçanërisht, të dyja palët njohën zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe shfuqizuan plotësisht regjimin e afisheve, një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Progres i konsiderueshëm është arritur gjithashtu në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë”, ka theksuar Lajçak.

    Ai ka paralajmëruar edhe takime të shumta në Takimin e 54-të Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark