×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak pas takimi në Bruksel: Palët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme

    Insajderi
    18 April 2024 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për detajet e takimit të sotëm në Bruksel.

    Ai në platformën X ka shkruar se edhe javën tjetër do të ketë takim për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për personat që janë prekur nga vendimi i BQK’së.

    “Sot kam zhvilluar disa takime bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK’së. Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar Lajçak në “X”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark