×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak pas takimit në Bruksel: Ia dolëm të përafrojmë disa qëndrime

    Insajderi
    04 April 2024 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas takimit të sotëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, emisari Miroslav Lajçak ka dalë me një njoftim rreth diskutimeve në këtë takim.

    Lajçak ka thënë se është mbushur pak hapësira për propozimet e palëve, por se diskutimi duhet të vazhdojë.

    “Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat që u preken nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të përafrojmë disa qëndrime nga propozimet e palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark