×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak për Asociacionin: Palët e kuptojnë se përfshihen të gjitha marrëveshjet e arritura

    Insajderi
    01 December 2022 - 21:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar lidhur me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

    I pyetur nga moderatori se a duhet të krijohet Asociacioni, Lajçak ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura përfshirë edhe këtë duhet të zbatohen.

    “Është një fjali që e thashë edhe në marrëveshjen që arritëm të mërkurën e kaluar e cila thotë se palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut, duhet të zbatohen. Kjo i jep përgjigje pyetjes tuaj. Unë vetëm mund ta përsërisë se BE-ja pret dhe kërkon që çdo gjë  që është rënë dakord në 10 vjet dialog duhet të zbatohet nga të dyja palët, me çka nuk mund të jetë qasje selective ndaj angazhimeve të marra nga palët. Pra, kjo është ajo që i bën marrëveshjet tona kredibile, kjo është ajo që e bën procesin kredibil. Dhe kjo është ajo që do t’i bëjë edhe marrëveshjet e ardhshme kredibile. Pra, nuk mund ta pranojmë qasjen, unë do ta bëj këtë por nuk do ta bëj atë.”, ka deklaruar Lajçk për Kanal10.

    Tutje, Lajçak ka thënë se ai është çdo herë në koordinim me SHBA, Britaninë e Bashkuar dhe shtete të BE-së sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark