×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak për Kurtin: S’besoj që kriza apo edhe vrasja e dikujt është në interes të tij

    Insajderi
    20 June 2023 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit mes të dyja shteteve. Ai tha se beson që kryeministri Kurti është demokrat, që beson në rend e ligj, shkruan Insajderi.

    Lajçak mes tjerash deklaroi se nuk beson që vrasja e njerëzve është në interes të Kurtit.

    “Nuk mendoj se eskalimi dhe rreziku i dhunës së mëtejshme, apo edhe vrasja e njerëzve është në interesin e kryeministrit Kurti. Unë besoj që ai është një demokrat dhe beson në rend dhe ligj. Dhe unë besoj në dialog, dhe besoj në rrugën përpara për të cilën palët pajtohen”, ka thënë emisari sllovak.

    Këto komente Lajçak, i dha cili teksa po deklarohej për Atlantic Council së bashku me emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark