×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak për reduktimin e Policisë në Veri: Hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë

    Insajderi
    03 August 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka reaguar pasi Policia e Kosovës dhe EULEX dhe KFOR’i kanë bërë vlerësimin e përbashkët të sigurisë në Veri.

    Numri i policëve rreth komunave veriore ka nisur të reduktohet, sipas marrëveshjes së Brastislavës të arritur mes Kosovës dhe BE-së.

    Në lidhje me vlerësimin e Policisë dhe EULEX‘it dhe KFOR’it, Lajçak thotë se është hap i rëndësishëm drejt deskalimit të plotë.

    ”E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, @EULEXKosovo dhe @NATO_KFOR siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

    Në Veri të Kosovës ka pasur tensionim që nga maji i këtij viti, pasi serbët lokalë nuk pranonin kryetarët e zgjedhur shqiptarë prej votimeve të prillit në komunat veriore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark