×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak takohet me Peachin, flasin për zhvillimet në rajon

    Insajderi
    18 February 2024 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me të dërguarin e Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

    Gjatë këtij takimi, dyshja kanë biseduar për zhvillimet e fundit në rajon. Kështu ka bërë të ditur Lajçak me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X.

    Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak.

    Takimi është zhvilluar në Munih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark