×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Lajçak takon sot nga ora 10:00 delegacionin serb

    Insajderi
    27 February 2024 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Delegacioni i Serbisë për Dialogun do të takohen sot në orën 10:00 me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak.

    Kështu raporton Televizioni Publik i Serbisë. Delegacioni serb do të udhëhiqet nga kryenegociatori serb, Petar Petkovic.

    Ky raund i ri i dialogut është bërë me ftesë të emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, e ku temë diskutimi do të jetë çështja e dinarit dhe Rregullorja e re e BQK-së.

    Kryenegociatori Besnik Bislimi në fillim kishte thënë se Kosova s’do të marrë pjesë në takim, duke akuzuar emisarin sllovak se s’është konsultuar paraprakisht për t’u dakorduar rreth takimit. Kosova pritet të përfaqësohet nga zyrtar të BQK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark