×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Lajçak tregon se çfarë presin nga Kurti dhe Vuçiqi në takimin e së hënës

    Insajderi
    23 February 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka thënë se tani është koha që pala kosovare dhe ajo serbe ta pranojnë publikisht propozimin evropian për marrëveshje.

    Teksa ka folur për takimin e ardhshëm në Bruksel i cili do të mbahet më 27 shkurt, Lajçak ka theksuar se që nga shtatori kanë diskutuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, përcjell Insajderi.

    “Të pranohet zyrtarisht dhe publikisht propozimi dhe më pas të diskutohet zbatimi i tij”, deklaroi Lajçak për “Tanjug”.

    Siç shtoi ai, “është e rëndësishme që palët të pranojnë zyrtarisht dhe më pas të diskutohet për detaje të tjera”.

    “Takimi është i rëndësishëm dhe hapat e ardhshëm do të varen nga qëndrimet e palëve. Nëse të dyja palët do të refuzonin propozimin, do të dërgonin sinjale negative se ato nuk janë gati të ndjekin rrugën evropiane”.

    Lajçak shtoi se të gjithë e dinë se çfarë “presim ata nga ky takim”. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark