×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret përmes dialogut

    Insajderi
    11 May 2023 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryetarin e Mitrovicës Bedri Hamza, ka shkuar në Veri.

    Ai ka thënë se vendimi për hapjen e urës së Mitrovicës duhet të merret përmes dialogut.

    “Unë jam përkrahës i fortë i vendimeve të pajtuara, zgjidhjeve që janë pajtuar. Besoj që gjithçka që përfshinë të dy palët duhet të merret vesh po nga të dy palët. Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet në dialog”.

    “Gjithçka është në dorën e të dy palëve. Ata duhet të merren vesh, por unë dua që hapja e urës të jetë kontribut për stabilitet të madh e jo për destabilitet të madh. Kjo është shumë e rëndësishme. Prandaj po e përsëris gjithmonë që dialogu duhet të përdoret si platformë për marrëveshje. Nuk duhet që vizioni i njërës palë të jetë mbi vizionin e palës tjetër”, tha Lajcak.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark