×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajçak zbulon pse e zgjodhi 18 marsin për takimin e ardhshëm në Ohër

    Insajderi
    10 March 2023 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përfaqësuesi i Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka treguar pse e ka zgjedhur 18 marsin për takimin e ardshëm ndërmjet kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Data 18 (mars) nuk është zgjedhur aksidentalisht. Më datën 20 ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen në Bruksel për këshillin e punëve të jashtme dhe më pas më 23 dhe 24 liderët evropianë, presidentët dhe kryeministrat, do të takohen në Këshillin Evropian”.

    Përfaqësuesi i lartë Borrell, do t’i informojë ata për progresin apo mungesën e progresit. Ata duan të dëgjojnë nga ai, a kemi apo nuk kemi marrëveshje. Nëse nuk kemi marrëveshje, pse? Sepse nevojitet më shumë punë, apo se njëra palë apo të dyja palët po e pengojnë marrëveshjen”, tha Lajçak, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Ai tha se vëmendja dhe mbështetja lidhur me këtë proces është jashtëzakonisht e lartë dhe uniteti brenda BE-së është i paprecedent.

    “Varet nga të dyja palët dhe nga ne si ndërmjetësues, se çfarë mesazhi do t’u raportojë z. Borrell liderëve evropianë, ministrave më datën 20 dhe liderëve më 23 dhe 24”, tha tutje Lajçak.

    Ndryshe, Lajçak, për dy ditë ka qëndruar në Prishtinë.

    Ai dje i ka zhvilluar takimet e para me krerët e shtetit, ndërsa sot krejt ditën ua ka kushtuar liderëve opozitarë./Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark