×
  • Lajme
  • Lajme

    Një ditë para Forumit Botëror Ekonomik në Davos, Lajçaku takohet me Bislimin në Zvicër

    Insajderi
    15 January 2024 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Zvicër me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të diskutuar për dialogun.

    Lajçak ka thënë se kanë biseduar për një gamë të gjerë të çështjeve të ndërlidhura me dialogun dhe se janë pajtuar që zbatimi i shpejt i Marrëveshjes së Normalizimit është urgjent.

    “Para Forumit Botëror Ekonomik në Davos jam takuar me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi për të diskutuar për një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjet për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Jemi pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

    Në Zvicër gjendet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por është thënë se nuk do të ketë takim mes tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark