Eden Hazard ka gjasa të mëdha të bëjë rikthim sensacional te skuadra e Chelseat. Mediumet britanike kanë raportuar të martën për një rikthim eventual të belgut në “Stamford Bridge”. Mësohet se palët ka kohë që janë në negociata dhe marrëveshja mes tyre mund të arrihet deri në fund të këtij muaji.
Hazard te Chelsea do të transferohej si lojtar i lirë, pasi muaj më parë ka shkëputur kontratën me Real Madridin që i skadonte vitin e ardhshëm.
Ai ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij, por gjasat janë reale për t’iu bashkuar Chelseat.
Londinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë atij kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit, bazuar në paraqitjet që do t’i ketë. Hazard e njeh mirë Chelsean, ekip për të cilin ka luajtur shtatë vjet përpara se të largohej drejt Real Madridit në vitin 2019