Arsenali nuk do të jetë në vazon e parë për shortin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm për shkak të vendit të 22-të në renditjen e koeficientit të klubeve të UEFA-s.
Duke filluar nga viti 2024/25, gara kontinentale po zgjerohet nga 32 në 36 ekipe dhe po adopton një format lige, duke zëvendësuar fazën tradicionale të grupeve.
Rinovimi i formatit të Ligës së Kampionëve do të thotë që një ekip do të përballet me tetë kundërshtarë të ndryshëm nga shtatori në dhjetor, me katër ndeshje në shtëpi dhe katër si mysafir.
Manchester City dhe Liverpool do të jenë në vazon e parë, ndërsa Arsenali në vazon e dytë, dhe Aston Villa do të jetë në vazon 3 ose 4 (në varësi të rezultateve të kualifikimit).
Vazo 1: Manchester City, Bayern Munich, Real Madrid, Paris Saint-Germain, Liverpool, Inter, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Barcelona.
Vazo 2: Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Atalanta, Juventus, Benfica, Arsenal, AC Milan, Club Brugge (duhet të kualifikohet), Shakhtar Donetsk (duhet të kualifikohet).
Vazo 3: Feyenoord, Sporting CP, PSV, Celtic, (Lille, PAOK, Fenerbahce, Maccabi Tel Aviv, Young Boys të gjitha përmes kualifikimit).
Vazo 4: Monaco, Aston Villa, Bologna, Girona, Stuttgart, Sturm Graz, Stade Brestois, Galatasaray (duhet të kualifikohet), Sparta Pragë (duhet të kualifikohet). /Telegrafi/