Klubi i futbollit Trepça ’89 ka njoftuar se ka ndërruar jetë anëtari i kryesisë së këtij klubi Enver Ademi.
Sipas njoftimi, Ademi vuajti nga një sëmundje e shkurtër, ndërsa te klubi ishte përgjegjës për objektin dhe fushën e futbollit.
Ja njoftimi i plotë i lëshuar në faqen zyrtare të klubit mitrovicas:
Njoftim Mortor
Sot pas një sëmundje të shkurtër ndahet nga ne vetëm fizikisht anëtari jonë i Kryesisë.
Enver VELI Ademi
Veli ka qenë personi përgjegjës për objektin dhe fushën me bari sintetik afër Liqenit Akumulues.
Veli do të mbahet në mend si një punëtor i palodhur por mbi të gjitha i Dashur dhe i afërt për të gjithë.
Në emër timin Personal por edhe në emër të KF TREPÇËS’89 FC
FAMILJES dhe gjithë Farefisit Ju shprehim ngushëllimet më të Sinqerta.
Me dhimbje të madhe
Presidenti i KF TREPÇËS’89 FC
Z. Abedin Zeka