×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq për Carlo Ancelottin: Humb mbrojtësin startues për ndeshjen e nesërme

    Insajderi
    19 September 2023 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madrid do të duhet të bëjë pa Dani Carvajal për dy javët e ardhshme.

    Sipas raportimeve të medieve spanjolle, mbrojtës ka pësuar një problem muskulor në këmbën e djathtë dhe me siguri do të mungojë në ndeshjen e parë të grupit të Champions League, këtë të mërkurë kundër Union Berlin dhe mbi të gjitha edhe për derbin e planifikuar për të dielën ndaj Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”.

    Një goditje e re për trajnerin italian, i cili tashmë është duke u përballur me disa dëmtime të rënda.

    Kapiteni duhet të zëvendësohet nga Lucas Vazquez, por Ancelotti, si masë paraprake, thirri edhe të riun Vinicius Tobias për ndeshjen e Championsit./ Super Sport

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark