Trajneri i Interit, Simone Inzaghi nuk mund të llogarit në mbrojtësin francez, Benjamin Pavard deri në vitin e ardhshëm.
Ekipi italian ka njoftuar të hënën se mbrojtësi i krahut të djathtë, nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në fushë deri në vitin 2024.
Pavard ka lënduar gjurin në ndeshjen kundër Atalantas, të cilën Interi e fitoi me rezultatin 2:1.
Në njoftimin e Interit, thuhet se Pavard do të mungojë gjatë shkaku i këtij lëndimi, ndërsa rehabilitimin pritet ta filloj së shpejti.
27-vjeçari iu bashkua Interit këtë verë nga Bayerni dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2028. Me fanellën e Interit, Pavard ka regjistruar 9 paraqitje në të gjitha garat.