×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq për Përfaqësuesen e Kosovës: Ismajl Beka humb stinorin!

    Insajderi
    09 October 2023 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo se çfarë dyshohej është konfirmuar të hënën, pra mbrojtësi i qendrës Ismajl Beka ka pësuar lëndim të gjurit dhe nuk do të luajë në edicionin 2023/2024. Beka, 23-vjeçar, do të operohet ditëve të ardhshme dhe faza e rikuperimit do të jetë e gjatë, shumë muaj.

    Këtë e ka bërë të ditur të hënën klubi i reprezentuesit të Kosovës, Luzerni.

    “Ismajl Beka pritet të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit për shkak të lëndimit të rëndë në gju”, thuhet në njoftimin e klubit zviceran.

    Goditje e rëndë për FC Luzern dhe Ismajl Bekën: Gjatë ekzaminimeve në Hirslanden Klinik St. Anna, Ismajl Beka u diagnostikua me këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë. Qendërmbrojtësi pësoi lëndim në një duel në ndeshjen kundër FC Lausanne-Sport dhe tani do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim.

    23-vjeçari kosovar do të mungojë për disa muaj dhe me gjasë nuk do të jetë më në dispozicion të skuadrës së trajnerit Mario Frick këtë sezon”.

    “I urojmë Ismajl Bekës shumë forcë dhe shërim pa komplikime”, bëhet e ditur në komunikatën e Luzern”, ka shkruar FC Luzern.

    Lëndimi i erdhi Bekës në momentin kur me shumë mundësi do të udhëhiqte mbrojtjen e Kosovës dhe gjasat ishin të mëdha që nëse nuk do të lëndohej, Beka të ishte startues te Kosova të enjten ndaj Andorrës.

    Mbrojtësit e tjerë të qendrës si Fidan Aliti e Kreshnik Hajrizi ishin vetëm zëvendësues në fundjavë në skuadrat e tyre. Betim Fazliji ka kohë që luan mesfushor defanziv, kështu që Beka do të ishte zgjedhje e natyrshme për qendër të mbrojtjes.

    Tani në konkurrencë janë Aliti, Hajrizi, Lumbardh Dellova e ndoshta edhe Ilir Krasniqi. Fazliji është tjetër opsion për mbrojtës qendre. Ismajl Beka te Kosova A debutoi më 12 shtator në ndeshjen ndaj Rumanisë. U aktivizua pak minuta në fund. Ndaj Zvicrës ishte vetëm në stol.

    Mbrojtësi i gjatë 197 centimetra i ka pesë paraqitje me Kosovën U19. Karriera e tij tashmë do të stopohet për disa muaj, me shpresë që rikuperimin do ta ketë të suksesshëm dhe do të kthehet në rrugën në të cilën ishte para lëndimit të rëndë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark