×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq per Real Madrid! Jude Bellingham pësoi lëndim – ja sa pritet të mungoj

    Insajderi
    06 November 2023 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi mund të mbetet në një periudhë pa mesfushorin Jude Bellingham për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e fundit. “Marca” ka raportuar të hënën se Bellingham ka lënduar shpatullën në barazimin pa gola kundër Rayo Vallecanos dhe mund t’i mungojë Realit në ndeshjet e ardhshme.

    Ai do t’i nënshtrohet kontrollimeve, por pritet të mungojë ndaj Bragas në Champions dhe Valencias, ndeshje këto që Reali i luan këtë javë. 20-vjeçari është lojtari kryesor i Real Madridit këtë edicion, pasi ka shënuar 13 gola në 14 paraqitje në të gjitha garat.

    Ai iu bashkua Realit para fillimit të këtij edicioni nga Borussia Dortmundi dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2029.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark