×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajm i mirë për kosovarët, ja kur pritet të votohet për Trustin

    Insajderi
    10 November 2022 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Projektligji për Trustin pritet që në fund të muajit nëntor të hidhet për votim në Kuvendin e Kosovës, meqë i njëjti pak ditë më parë u është shpërndarë deputetëve.

    Deputeti Bekim Haxhiu e ka cilësuar domosdoshmëri tërheqjen e këtyre mjeteve financiare, për shkak të krizës ekonomike në vend.

    Derisa, po për tërheqjen e këtyre mjeteve një grup qytetarësh të shtunën e 5 nëntorit do të organizojnë protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

    Fundi i muajit nëntor do të rikthejë diskutimet e të zgjedhurve të popullit për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti.

    Deputetët e Kuvendit sërish do të kenë mundësi të votojnë pro ose kundër tërheqjes së këtyre mjeteve.

    Deputeti PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kërkesa e tyre është e drejtë dhe e domosdoshme për shkak të krizës ekonomike dhe pamjaftueshmërisë së skemave sociale.

    E këtyre diskutimeve do t’i paraprijë edhe një protestë e qytetarëve të cilët të shtunën e 5 nëntorit do mblidhen para objektit të qeverisë.

    Visar Dili, bashkëorganizator i protestës ka thënë që pritshmëritë e tyre për pjesëmarrje janë të mëdha, pasi kriza ekonomike vetëm sa po thellohet në vend.

    Pro tërheqjes së këtyre mjeteve është shprehur edhe njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj.

    Megjithatë, Kadriaj ka thënë që është skeptik që mazhoranca do të votojë për kalimin e projektligjit që mundëson një gjë të tillë.

    Projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për fondin Pensional të Kosovës, ishte hedhur në votim më 23 qershor, por nuk ishte miratuar pasi partia në pushtet, Vetëvendosje ishte kundër kësaj nisme ligjore./Kanal10

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark