×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Lajmërohet Martin Berishaj i skandalit 600 mijë euro nga GEN-i Beograd, tregohet pro-amerikan

    Insajderi
    04 July 2023 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martian Berishaj emri i të cilit mori hov nga skandali i 600 mijë euro të marra nga GEN-i i Beogradit, ka vendosur të tregohet pro-amerikan, sot në ditën e pavarësisë së SHBA-ve.

    Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se atje ku lind dhe perëndon dielli për Kosovën është Amerika.

    Urata; Bekoje zot Amerikën, ka posaçërisht për ne shqiptaret vlerë të shtuar. Udha jonë si komb ka vetëm një destinacion: atje ku lind dhe perëndon dielli për ne është Amerika. Ajo historikisht na e ruajti palcën tonë kombëtar”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se Ambasadori Berishaj, është përfshirë në skandalin e madh financiar ballkanik me transaksionet e dyshimta të GEN-i. Përveç në Kosovë, rasti i tij është bërë objekt trajtimi anembanë gadishullit ballkanik. Jo për ndonjë punë të çmueshme prej diplomati, por për rolin e tij të “mushkës” së parave.

    Përveç kësaj, Berishaj në Kosovë po hetohet për raportim të rrejshëm të pasurisë.

    Shkarkimi e tij po e kërkojnë gjithë akterët, mirëpo deri tani nuk është marrë asnjë masë ndaj tij, përkundrazi Qeveria Kurti i vendosur një mburojë veprimeve të Berishajt.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark