Xhudistja shqiptare nga Peja, Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të “Grand Prixit” të Portugalisë.
Krasniqi ka arritur që të kualifikohet në finalen e Grand Prix të Portugalisë, duke e mposhtur xhudisten portugeze, Joana Diogo.
Distria në gjysmëfinale mposhti xhudisten portugeze, Joana Diogo.
Kampionia olimpike nuk e nisi mirë luftën por arriti që në sekondat e fundit ta fitojë dhe të kualifikohet për në finalen e madhe.
Edhe pse në fillim të luftës pësoi waza-ari, xhudistja shqiptare nga Peja nuk u dorëzua duke fituar me IPPON.
Kjo fitore mund të quhet edhe si “hakmarrje” ndaj xhudistes portugeze, e cila sot mposhti xhudisten tjetër shqiptare, Erza Muminoviqin në raundin e dytë.
Distria tashmë është kthyer në kategorinë e saj, -52 kilogramë, kategori në të cilën pritet të shkëlqejë. /Insporti.com/