×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI I FUNDIT: Ilir Daja u sulmua brenda stadiumit “Fadil Vokrri” në fund të pjesës së parë të ndeshjes Prishtina – Ballkani

    Insajderi
    08 October 2023 - 23:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se ndeshja me Prishtinën ishte e barabartë, ndërsa është ankuar që tre tifozë vendas e kanë sharë vazhdimisht prapa bankinës ku qëndron ai. 

    Daja ka mbetur i befasuar edhe me sjelljen e një polici, prej të cilit ka kërkuar që t’i largojë tifozët që bënin sharje.

    “Janë tre veta që shajnë vazhdimisht. Të prishin këtë lloj imazhi të Prishtinës, me praninë e policisë, vëzhguesit, është e papranueshme. Më pas ishte një polic që bëri një gjest që nuk i shkon policit. Këta tre në mënyrë të vazhdueshme pas bankinës time kanë qëndruar”.

    Por, pas bisedës mes analistëve në “Duelin Sportiv”, nga vet klubi i Ballkanit është zbuluar se trajneri Ilir Daja, poashtu është sulmuar brenda stadiumit “Fadil Vokrri” pas përfundimit të pjesës së parë, ku edhe brenda ditëve në vijim pritet të dalin të gjitha detajet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark