Newcastle United ka arritur marrëveshje me klubin francez Olympique Lyon për ta transferuar mesfushorin brazilian, Bruno Guimaraes, transmeton Insporti.com.
Sipas medieve franceze dhe angleze, marrëveshja është arritur sot në orët e para të mëngjesit.
Mesfushori brazilian Bruno sot do të bëjë teste mjekësore në Belo Horizonte të Brazilit dhe për këtë punë tashmë kanë udhëtuar edhe doktorët e skuadrës të Neëcastle, për të kontrolluar gjithçka.
Lyon kishte ofertë edhe nga Arsenali, por që në fund ka pranuar ofertën e Newcastle që ishte më e lartë për shërbimet e yllit brazilian.
Newcastle do të paguajë 40 milionë euro dhe ka ofruar kontratë deri në vitin 2026 mesfushorit brazilian, i cili e ka pranuar.
Transferimi i tij pritet të bëhët zyrtare sot gjatë ditës.
Kjo shitje është e tretë në histori më e madhja e Lyonit.
Klubi i famshëm anglez gjatë këtij muaji ka transferuar edhe Kieran Trippier dhe Chris Wood. “Maggipes” muaj më parë është blerë nga sheiket e Arabisë Saudite për 300 milionë euro. /Insporti.com/