Një orë më parë mediet italiane dhe evropiane raportuan për vdekjen e agjentit të famshëm të futbollistëve, Mino Raiola, në moshën 54-vjeçare, transmeton Insajderi.org.
Shumë gazetarë italianë dhe evropianë raportuan për vdekjen e tij, megjithatë tashmë doktori italian, Alberto Zangrillo nga spitali San Raffaele në Milano ka mohuar se Raiola ka vdekur.
“Jam i tronditur nga thirrjet e pseudo-gazetarëve që spekulojnë në jetën e një njeriu i cili po lufton të mbijetojë”, ka qenë deklarata e tij, të cilën e kan transmetuar gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano.
Raiola që nga muaji janar ka pasur disa operacione pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Raportohet se Raiola vuan nga një sëmundje e rrallë e mushkërive.