Roger Federer ka vendosur të pensionohet nga tenisi, raporton Insajderi.
Tenisti me famë botërore këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një letre të gjatë të publikuar në rrjetet e tij sociale.
Ai ka njoftuar se do të marrë pjesë në turneu “Laver Cup”, i cili do të jetë edhe i fundit në karrierën e tij si tenist aktiv.
“Ky do të jetë turneu i fundit në të cilin do të luaj”, shkruan zvicerani në letrën e lamtumirës drejtuar publikut.
Në këtë turne do të marrin pjesë edhe dy rivalët e tij, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic. Ky turne do të zhvillohet në datat 23 shtator dhe 25.
Zviceriani Roger Federer, i cili fitoi 20 tituj Grand Slam në karrierën e tij, konsiderohej prej kohësh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
Ky vendim i tij vjen pas lëndimeve të shumta dhe mungesave në turnet e mëdha.
Federer do i jap fund karrierës së tij të lavdishme në moshën 41-vjeçare. /Insajderi/