Është shtyrë zyrtarisht ndeshja e kësaj jave në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.
Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prizrenas në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit, kërkesa për shtyrje ka ardhur nga Sigal Prishtina.
“Ndeshja e radhës në Superligës është shtyrë me kërkesën e Sigal Prishtinës. Për terminin e ri, do t’iu njoftojmë me kohë” – thuhet në njoftimin zyrtar të Bashkimit.
Takimi mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës ishte paraparë të zhvillohet të dielën (nesër).
Sigal Prishtina pozicionohet në vendin e dytë me 44 pikë. Bashkimi ka 36 pikë në pozitën e 36./Lajmi.net/