×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajmi i mirë për studentët: Hapet aplikimi për përfitimin e 100 eurove nga qeveria

    Insajderi
    20 October 2022 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është hapur aplikimi për studentë për të përfituar nga mbështetje prej 100 euro.

    Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës, shkruan Insajderi.

    Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

    Postimi i plotë:

    Hapet aplikimi për studentë për mbështetje nga Pako për Përballje me Inflacion

    Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro.

    Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës.

    Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.

    Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara, dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark