Kandidatja për deputete nga radhët e LDK -së, Alma Lama, po ndihet e nderuar që ka përkrahje edhe nga elektorati jashtë Kosovës.
Një video e cila i ka ardhur këto ditë nga deputeti në Parlamentin të Skocisë, Willie Coffey, e ka bërë atë të ndihet shumë e vlerësuar dhe ka shprehur një falenderim për fjalët e mira drejtuar asaj.
Coffey vlerëson lart punën e mrekullueshme të Lamës si ambasadore në Itali dhe shpreh bindjen e tij se ajo do të bëjë një punë shumë të mirë si deputete e Kosovës sërisht.
Postimi i plotë në Facebook:
“Willie Coffey eshte deputet ne Parlamentin Skocez prej disa legjislaturash. Jam e nderuar qe me ka derguar nje mesazh urimi per kandidimin ne zgjedhje dhe kaq fjale te mira.”
Linku i videos: https://www.facebook.com/alma.lama.9/videos/2179515445516283/