Garuesja La’Porsha është duke u cilësuar si favorite e cila do ta fitoj edicionin e 15-të të American Idol.
23 vjeçarja, e cila e rrëzoj Linda Halimin, ka kënduar këngën “Halo” të Beyonce, me të cilën e ka siguruar vendin për në rrethin e ngushtë.
Në mesin e top 8-shes bëjnë pjesë: Lee Jean, Trent Harmon, Dalton Rapattoni, Gianna Isabella, Sonika Vaid, MacKenzie Bourg dhe Tristan McIntosh.
Këngëtarja nga Kosova, Linda Halimi, arriti deri në fazën e pestë të këtij spektakli dhe hyri në top 48 garueset më të mira, por rrugëtimi i saj ka mbaruar po në atë fazë duke mos e bindur jurinë për të vazhduar më tutje.
Kujtojmë se edicionin e parë të këtij talent show-it e ka fituar këngëtarja Kelly Clarkson, e cila mbetet fituesja më e suksesshme e këtij spektaklit./Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=0yx6H5Lf2Kw