×
  • Lajme
  • Lajme

    Laptop për çdo nxënës nga klasa e gjashtë, Daut Haradinaj prezanton planin për arsimin në Prishtinë

    Insajderi
    20 September 2021 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një plan atraktiv për fushën e arsimit e ka kandidati për kryetar të Prishtinës Daut Haradinaj, i cili me fushatën e bërë dhe me idetë për qeverisjes e kryeqytetit, është duke e rritur mbështetjen me hapa të shpejtë.

    Haradinaj synon që fillimisht çdo nxënës në Prishtinë, nga klasa e gjashtë fillore e më lartë, të pajiset me laptop, për ta bërë mësimin më lehtë, më ilustrues dhe më atraktiv.

    Ndërkaq, në një fazë më të vonshme, plani është që edhe nxënësit e shkollës fillore të ulët, të pajisen me laptopë. Në kuadër të programit qeverisës, Haradinaj do ta bëj ristrukturimin e shkollave në pajtim me komunitetin, e gjitha kjo në funksion të rritjes së cilësisë, për ta gjetur mesin mes klasave të mbingarkuara dhe atyre të zbrazura.

    Po ashtu, do të bëhet riorganizimi i stafit në bazë të përgatitjes profesionale, përvojës dhe performancës. Në bazë të këtyre parametrave, ata edhe do të shpërblehen.

    Do të organizohen trajnimet për mësimdhënësit, dhe Haradinaj do të merret me një temë që e shqetëson arsimin në Kosovë, atë për depolitizimin e strukturave menaxhuese në shkolla.

    Në programin e Haradinajt për arsimin përfshihet gjithashtu sigurimi i infrastrukturës teknike-teknologjike adekuate nëpër shkolla, zhvillimi dhe pajisja e laboratorëve të shkollave, për lëndët dhe fushat përkatese për demonstrimet praktike, përmirësimi i strukturës funksionale të rrethinës urbane të shkollave (qasjet, lëvizjet, parkingjet dhe funksionet tjera përreth), përkrahja e shkollave profesionale, në funksion të kërkesave të biznesit dhe nderlidhja mes tyre, mësimi gjithëditor në shkolla, duke siguruar kushtet optimale për mësim dhe aktivitete tjera gjithëpërfshirëse, ndarja e bursave dhe çmimeve për të arriturat e nxënësve dhe studentëve të dalluar në të gjitha kategoritë, organizimi i kurseve dhe trajnimeve shtesë falas për talentet e dalluar në fusha të ndryshme, eliminimi i segregacionit social dhe pabarazisë në edukim duke ruajtuar diverzitetin në proces, stimulimi i angazhimit të nxënësve edhe në aktivitete të organizuara jashtë-shkollore.

    Haradinaj planifikon edhe më shumë përfshirje të prindërve në procesin e zhvillimit të shkollave, si dhe trajtim të kërkesave të grupeve specifike të nxënësve (atyre me aftësi të kufizuara, atyre me rezultat të dobët, atyre që janë të varfër etj).

    Do të bëhet edhe vendosja dhe aplikimi i standardeve të njëjta për mësimdhënie, mënyrën e testimit dhe vlerësimit te nxënësve, si dhe zhvillimi i trajtimit të barabartë në financim dhe përkrahje për të gjitha shkollat (eliminimi i pabarazive).

    Daut Haradinaj është kandidati me platformën më serioze për ndryshimin e Prishtinës. Ai ka premtuar se do të marr vendime të guximshme, që i duhen kryeqytetit, për ta bërë më të jetueshme për banorët e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark